NDONJË BASHKËPUNIM? Xhensila Myrtezaj shfaqet krah Donald Veshajt (VIDEO) – AlpeGossip
NDONJË BASHKËPUNIM?  Xhensila Myrtezaj shfaqet krah Donald Veshajt (VIDEO)

NDONJË BASHKËPUNIM? Xhensila Myrtezaj shfaqet krah Donald Veshajt (VIDEO)

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, ka publikuar së fundmi një video në “Instastory” ku shfaqet së bashku me aktorin e humorit, Donald Veshaj. E menjëherë sapo fansat kanë parë këto pamje, kanë nisur të aludojnë për ndonjë bashkëpunim të mundshëm mes tyre.

E duke qenë se aktori e ka marrë seriozisht punën e muzikës, kjo është një mundësi e mirë.

Në videon në fjalë, dyshja shfaqet duke u argëtuar teksa imitojnë zërin ku thuhet: “Do të bëni pushime këtë vit. Unë pushime jam tërë kohën”.

“Filtri ishte për mua, taksirati të kapi dhe ty. Halle pushimesh, dhe filtrash”, shkruan këngëtarja e njohur krahas pamjeve.

Kjo video ka marrë pëlqime të shumta, teksa komentet në faqen e Xhensilës në “TikTok” vazhdojnë të jenë të bllokuara.

VIDEO