“DHJETORI ME TEMPERATURA TË LARTA…”/ Çfarë po paralajmëron Yll Limani? – AlpeGossip
“DHJETORI ME TEMPERATURA TË LARTA…”/ Çfarë po paralajmëron Yll Limani?

“DHJETORI ME TEMPERATURA TË LARTA…”/ Çfarë po paralajmëron Yll Limani?

 

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

Kanë kaluar vetëm tre javë nga publikimi i këngës së tij të fundit, i cili titullohet “Malet” e mesa duket Ylli ka gati këngën e tij të re, që do të publikohet së shpejti. Këtë na e ka treguar vetë artisti pak ditë më parë, duke na treguar disa rreshta nga teksti i këngës. Ndërsa vetëm pak më parë Ylli ka dashur të na tregojë pak më shumë nga ky projekt muzikor dhe ka postur një video të shkurtër në makinë teksa në sfond dëgjohet një pjesë nga kënga e re e tij. Gjithashtu Ylli është shprehur se kënga do ta bëj këtë muaj më të nxehtë.

Dhjetori me temperatura të larta