ZARFI I ZI/ Luizi fut në grackë Kristin dhe Armaldon pasi i detyroi të thyenin rregullat, vëllai i madh i çon në televotim – AlpeGossip
ZARFI I ZI/ Luizi fut në grackë Kristin dhe Armaldon pasi i detyroi të thyenin rregullat, vëllai i madh i çon në televotim

ZARFI I ZI/ Luizi fut në grackë Kristin dhe Armaldon pasi i detyroi të thyenin rregullat, vëllai i madh i çon në televotim

Të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother Vip të martën janë njoftuar se i pret një zarf i zi brenda shtëpisë.

Në atë zarf të cilin moderatorja Arbana Osmani e shpalosi gjatë spektaklit, u lexua komunikimi zyrtar i vëllait të madh lidhur me tre nga banorët që kishin thyer rregullat.

Bëhet fjalë për Luizin, Armaldon dhe Kristin, të cilët në një nga ditët janë futur të tre bashkë në tualet.

Kjo ka qenë një shkelje rregullash të formatit, pasi të njëjtët kanë refuzuar të dalin edhe kur iu është kërkuar nga produksioni.

Vëllai i madh ua ka bërë të qartë edhe një herë se nuk është e lejuar që në ambientet ku kamerat nuk janë të qasshme për publikun (në rastin konkret tualeti), nuk duhen futur më shumë se një person në të njëjtën kohë.

Ndërkohë, vet Luizi pranoi se një grackë të tillë e ka bërë me qëllim që “t’i qërojë hesapet” me Kristin dhe Armaldon.