“OLTA KRIJON SITUATA”/ Genti i revoltuar edhe me Herionin: Për çfarë shoku im… – AlpeGossip
“OLTA KRIJON SITUATA”/ Genti i revoltuar edhe me Herionin: Për çfarë shoku im…

“OLTA KRIJON SITUATA”/ Genti i revoltuar edhe me Herionin: Për çfarë shoku im…

Gjatë një bisede me Tea Trifonin, Gent Hazizi shprehet se Olta Gixhari është duke ndjekur të njëjtën strategji me të si me Zhaklina Gjolla.

Sipas aktorit të njohur, kjo gjë qëndron pas debatit të fortë që ai pati një ditë më parë me banorët.

“Olta doli në prime që kishte nxjerrë Zhaklinën dhe edhe me mua para prime kishte debatuar dhe doli e njëjta strategji. Ça bën ajo, s’ka me kë të zihet, edhe krijon situata”, u shpreh Hazizi.

Por jo vetëm kaq, pasi duket se Genti është revoltuar edhe me Herionin, pasi thotë se ai duhet të ishte krah tij në debatin me Oltën.

“Për çfarë shoku im vjen më nxjerr mua… zihet aty për dy lulelakra e dy brokoli. Për çfarë? Se mendon se mund të dalë të shtunën…”, tha aktori i njohur.