Çifti shumë i dashur për publikun, Shpat Kasapi dhe Selvija ishin së fundmi të ftuar në emisionin “Roped With Olsi”, ku treguan të pathënat e lidhjes së tyre. Dyshja zbuluan se njihen që prej tre vitesh dhe se në fillime kanë qenë miq të mirë.
Gjatë intervistës, Selvija u ndal te raporti me të ëmën e Shpatit. Ajo tregoi se vjehrrën e ka si shoqe të ngushtë dhe që i është falenderuese për gjithçka.
“Nëna e Shpatit për mua është një shoqe shumë e ngushtë edhe një mbështetëse shumë e madhe. Dhe e them publikisht se pa atë nuk do të kisha arritur këtu jam. Më ka ndihmuar shumë në çdo aspekt me Shpatin”, tha Selvija.