ÇFARË DUHET TË DISH PËR DASHIN? Shenjën tekanjoze të horoskopit – AlpeGossip
ÇFARË DUHET TË DISH PËR DASHIN? Shenjën tekanjoze të horoskopit

ÇFARË DUHET TË DISH PËR DASHIN? Shenjën tekanjoze të horoskopit

Dashët janë të zhurmshëm, krenarë, të fortë dhe guximtarë, por ama janë edhe të pabindur, kërkojnë vëmendje, besnikëri dhe të argëtohen. Nga ana tjetër, mërziten shumë-shumë shpejt!

Dashët janë të ngrohtë dhe shumë pasionantë, sepse udhëhiqen nga Marsi. Prezenca e tyre rrëmben vëmendje dhe ndriçojnë dhomën në të cilën hyjnë. Ata janë të admirueshëm dhe përkujdesen për të tjerët.

Ama, janë edhe tejet sfidues, ndaj bëj kujdes që të mos i sfidosh, sepse e dimë si do të shkojë si muhabet. 😉

Disa nga veçoritë e Dashit:

Një shenjë shumë kurajoze

Kjo e mirë, ka edhe një të keqe! Në tentativën për të qenë gjithnjë të parët që hedhin hapin, Dashët veprojnë dhe më pas mendojnë.

Konkurrues

Jeta për Dashët është një garë, ku fiton më i miri. Domethënë, Dashi. Janë kudo shumë sfidues, qoftë në një lojë murlan e qoftë në marrëdhënie. Por, thellë brenda vetes, çdo Dash mendon nëse është i/e mirë mjaftueshëm në situata dhe përballë njerëzve të ndryshëm.

Të sinqertë

Naivë, të sinqertë dhe optimistë, Dashët nuk dinë të gënjejnë. Nuk thonë kurrë gjëra me qëllim të keq, thjesht duan që të shprehen realisht sinqerisht (t’u kujtua Kiara?) si mendojnë.

Bujarë

Dashët mund të cilësohen si ndër njerëzit më të ngrohtë dhe më bujarë. Ata thjesht vdesin që t’i bëjnë të tjerët të lumtur, të japin dhurata dhe këshilla. Pra, nëse ke afër një person Dash, oh, sa me fat që je.

Energjikë

E ke parasysh një qenush që ha çokollatë? Ja, fiks kështu është një Dash. Nuk lodhet dhe nuk pushon kurrë.

Çfarë u pëlqen Dashëve?

Sportet

Bamirësia

Fundjavat e gjata dhe të bukura

Thashethemet

Përmirësimi dhe arredimi i shtëpisë

Kontakti fizik me njerëzit e dashur

Jetë aktive seksuale

Të fitojë çdo sfidë

Çfarë nuk u pëlqen Dashëve?

Të qëndrojnë në të njëjtin vend

Mungesa e besnikërisë

Mungesa e vëmendjes