“PO MË NXJERR KEQ NË SY TË NJERËZVE”/ Luizi i kthehet Ronaldos: Ti budalla je? – AlpeGossip
“PO MË NXJERR KEQ NË SY TË NJERËZVE”/ Luizi i kthehet Ronaldos: Ti budalla je?

“PO MË NXJERR KEQ NË SY TË NJERËZVE”/ Luizi i kthehet Ronaldos: Ti budalla je?

Ronaldo Sharka ishte një nga 4 ish-banorët e “Big Brother VIP2” që publiku votoi që ta rikthente në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Edhe pse ka shumë pak ditë që rihyri në BB VIP, ai ka pasur disa përplasje.

Madje ai ka debatuar edhe me Luiz Ejllin, me të cilin më pas ka kërkuar që të sqarohet. Ronaldo i ka shprehur këngëtarit shqetësimin që ka ndaj sjelljes që po bën ndaj tij dhe po e paralajmëron se po e nxjerr shumë keq para syve të banorëve.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo: Kur ti rri me mua gjatë gjithë ditës, bën shaka dhe unë jam banori që t’i pranon dhe kënaqem me shakatë e tua bashkë me Kiarën, ti përveçse më nxjerr mua keq në sytë e njerëzve…

Luizi: Nuk del keq jo.

Ronaldo: Po nxjerr dhe veten tënde keq sepse ky djali që ti rri gjithë ditën e trajton si një njeri që bëri deri tani se çfarë them unë, ti e di shumë mirë që gjërat nuk bëhen ashtu. Hajde ma thuaj vetë që Ronaldo unë mendoj që ke gabuar dhe mendoj që është më e drejtë që t’i kërkosh Qetsorit falje.

Luizi: Mos bëj gabim t’i kërkosh. Ti mendon që dua Qetsorin më shumë se ty? Ti budalla je?

Ronaldo: As e vë në dyshim ore.

Luizi: Po çfarë do pra, të tëra muhabetet e tjera janë kot.

Ronaldo: Thjesht në sy të banorëve nuk dua…

Luizi: Nuk ta bëj më atë, mbaroj.