Soni Malaj ka folur shpesh herë në Fermë për marrëdhënien e saj me kantautorin Flor Mumajesi dhe e ka përshkruar si një lidhje të rëndësishme në jetën e saj. Përveç kujtimeve nga marrëdhënia e tyre, Soni Malaj i ka bërë edhe një “thirrje”:
“Njëherë, kur po ia vendosnin shumë këngët, thashë mos po na vjen në Fermë. Po dronë, pse nuk më ke sjellë këtu? Moza, thuaju të më sjellin një dron, të lutem”, u shpreh ajo mes të qeshurash.
E duket se Flori e ka plotësuar dëshirën e këngëtares. Në qiellin e Ferma Vip 3 u shfaq një dron dhe në videon e publikuar nga produksioni vetë Soni e pohon se ishte një dron nga Flori, në të cilin shkruhej: Jo një dron, por 300. Një përgjigje e kantautorit kjo ndaj këresës së ish-të fejuarës së tij, të bërë disa kohë më parë.
Videoja ka nxitur reagime të shumta në rrjet, me komentues që pyesin nëse bëhet fjalë për një surprizë të vërtetë nga kantautori apo thjesht për një rastësi.
Madje kishte edhe nga ata që nuk ishin shumë dashamirës të Sonit, por të gatshëm për ta pëlqyer, nëse Flori rikthehej në jetën publike.
Marrëdhënia mes dy artistëve ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Ata kanë pasur një histori të njohur dashurie në të kaluarën dhe, vitet e fundit, kanë rikthyer bashkëpunimin profesional në muzikë.













