Prej disa kohësh ajo kishte ndarë me ndjekësit në “Instagram” lajmin se ishte përsëri në një pritje të ëmbël. E pëlqyer për postimet e saj dhe shkrepjet plot shije, shqiptarja e njohur Estela Ujka i ka dhënë sot jetë fëmijës së saj të tretë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë blogerja e famshme nëpërmjet një fotoje që ka publikuar në ‘Instastory’, ku tregonte se fëmija i saj kishte ardhur në jetë ditën e sotme. Estela ka vendosur që vajzën t’a lindte në New York, ku dhe ka kaluar një pjesë të madhe të shtatzënisë.
Ajo që bie në sy nga foto është emri i padëgjuar më parë i fëmijës së porsalindur. Me siguri blogerja ka dashur një emër të veçantë për të voglën, ndaj ka vendosur t’a quajë atë Damar Brooklyn.