Parodistët e Vlorës në një rrëfim special, tregojnë si u krijua grupi: Është një histori… (VIDEO) – AlpeGossip
Parodistët e Vlorës në një rrëfim special, tregojnë si u krijua grupi: Është një histori… (VIDEO)

Parodistët e Vlorës në një rrëfim special, tregojnë si u krijua grupi: Është një histori… (VIDEO)

Ata janë personazhe që na kanë dhuruar emocione dhe të qeshura pafund me interpretimet e tyre.
Paroditë e tyre janë duartrokitur shumë dhe ende mbeten në memorien e publikut shqiptarë.

Bëhet fjalë për Parodistët e Vlorës, aktorët Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Lika. Ata ishin sot të ftuar në studion “Rudina”, në Tv Klan, ku rrëfyen se si u bënë bashkë të katër aktorët.

“Është një histori e hershme, unë me Afrimin kemi filluar fillimisht me estradat amatore. Ne patëm fatin e madh që na ftuan aktorë të mëdhenj dhe bëmë “gol”, na pritën mirë. Në ’78 ka filluar edhe Mane Lumani dhe Muhamet Lika. Parodinë ne e kemi të trashëguar, ka qenë një grup para nesh që e kanë lëvruar këtë gjini. Parodia do edhe vokal dhe ne të katërt kemi patur vesh dhe zë”, tha Hamo.