Ish-e dashura e Avicii-t thyen heshtjen pas vdekjes së tij: Nuk dua të jetë e vërtetë – AlpeGossip
Ish-e dashura e Avicii-t thyen heshtjen pas vdekjes së tij: Nuk dua të jetë e vërtetë

Ish-e dashura e Avicii-t thyen heshtjen pas vdekjes së tij: Nuk dua të jetë e vërtetë

Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e DJ të famshëm Avicii, ka tronditur familjen e tij, fansat dhe industrinë e muzikës.

Emily Goldberg, ish- e dashura e të riut suedez, publikoi në Instagram disa nga momentet më të çmuara të kohës që ka kaluar më Avicii-n, si dhe një mesazh për fansat e tij që janë të shokuar.

 

“Eja zemër, mos hiq dorë nga ne, më zgjidh mua dhe unë do të të tregoj dashurinë”. Kjo është një nga tekstet e këngëve që Tim shkroi për mua. Do të doja t’i kisha jetuar deri në fund. Gjatë dy viteve që kemi qenë bashkë, ai ishte shoku im më i afërt dhe shoku im më i mirë. Tani nuk mund ta shikoj Bear (qenin) pa e ditur se nuk do ta shoh më fytyrën e tij. Unë ende po mbledh veten dhe ju falënderoj për të gjitha fjalët dhe mesazhet tuaja të mira. Më zgjoni kur të ketë mbaruar gjithçka, pasi nuk dua që të jetë reale”.

Më pas ajo postoi një screenshot të një mesazhi me tekst mes saj dhe Avicii-t, ku të dy i shprehnin dashurinë njëri-tjetrin.

 

Përfaqësuesi i DJ dha dje lajmin e trishtë për të gjithë fansat e tij në mbarë botën.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Tim Bergling, i njohur edhe si Avicii”. Ai u gjet i vdekur në Muscat të Omanit, pasditen e kësaj të premteje. Familja është e shkatërruar nga ky lajm, ndaj kërkojmë me përulje respekt maksimal për nevojën e tyre për privatësi, në këtë moment tejet të vështirë. Të paktën për momentin nuk do të jepen më informacione apo deklarata”.

Hetimi për vdekjen e tij që përfshin një raport autopsie dhe toksikologjie, vijon, por vdekja për miqtë e Avicii-t nuk ishte aq e papritur pasi problemet shëndetësore të DJ dhe beteja me varësinë ndaj alkoolit ishin të njohura për