I nxjerrin FOTON e Tolgës duke u puthur me fansen, Almedës i ikën truri – AlpeGossip
I nxjerrin FOTON e Tolgës duke u puthur me fansen, Almedës i ikën truri

I nxjerrin FOTON e Tolgës duke u puthur me fansen, Almedës i ikën truri

Teksa fliste për bashkëshortin e saj, në ekranin pranë, Almeda Abazit i nxorën një foto të Tolgës duke puthur një fanse. “Aaaaa”, ishte reagimi i saj i menjëhershëm edhe pse këtë foto e kishte parë më parë dhe tregoi si kishte reaguar.

“Kjo ndodhi javën e kaluar. Mbarova “Dancing” dhe shkova në hotel. I shkruajta Tolgës që po fle se jam shumë e lodhur. U zgjova në mëngjes dhe sa hapa Instagramin të gjithë më kishin çuar këtë foto, më kishin bombarduar me mesazhe.

E mora Tolgën në telefon dhe ai më paralajmëroi mos të tronditesha kur t’i hapja lajmet se është budallik. Unë nuk i ktheva përgjigje dhe e kuptoi që i kisha parë. Menjëherë më dërgoi videon dhe vetëm kur shoh unë që ajo ishte një grua e moshuar”, tha Almeda teksa në ekran u transmetua video ku shihet Tolga duke e puthur në faqe gruan e moshuar dhe jo në buzë, ashtu siç të gjithë menduan kur panë foton.