Gati për festë: Gigi duket si perëndeshë për ditëlindje dhe Bella nuk mbetet pas (FOTO) – AlpeGossip
Gati për festë: Gigi duket si perëndeshë për ditëlindje dhe Bella nuk mbetet pas (FOTO)

Gati për festë: Gigi duket si perëndeshë për ditëlindje dhe Bella nuk mbetet pas (FOTO)

Ka vetëm pak javë që është ndarë nga i dashuri Zayn Malik, por kjo nuk e pengoi modelen Gigi Hadid që të shijonte festën e saj të ditëlindjes së 23-të, që u mbajt në Nju Jork të hënën.

Bukuroshja kishte zgjedhur një fustan në ngjyrë ari pas trupit, teksa iu bashkua motrës së saj Bella, e cila tërhoqi vëmendjen me një fustan në ngushtë me print të lëkurës së leopardit.

 

I mbushur i gjithi me temina, fustani i shkurtër i Gigi Hadid ekspozonte këmbët e saj të drejta dhe bustin elegant. Bella u sigurua që të mos i rrëmbente vëmendjen motrës së madhe ndërsa qëndronte pas saj.

Megjithatë mami i Gigi Hadid nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen në atë që duhej të ishte nata e vajzës së saj. 54-vjeçarja i la të gjithë pa fjalë e veshur me një fustan metalik të artë, ashtu si Gigi.

Elegant ishte bërë dhe babai i Gigi-t, Mohamed Hadid, 69 vjeç, i cili u shfaq në publik për herë të parë pas akuzave për përdhunim nga modelja Miranda ‘Vee’ Vasquez.