Me zinxhir hapur në skenë, Aurela Gaçe bën veprimin që i shkriu të gjithë së qeshuri (VIDEO) – AlpeGossip
Me zinxhir hapur në skenë, Aurela Gaçe bën veprimin që i shkriu të gjithë së qeshuri (VIDEO)

Me zinxhir hapur në skenë, Aurela Gaçe bën veprimin që i shkriu të gjithë së qeshuri (VIDEO)

Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më energjike të skenës shqiptare. Ajo është shumë e hapur me publikun dhe reagimi i saj është aq i drejtpërdrejtë sa edhe në momentet më të sikletshme di të veprojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Pikërisht një situatë e tillë i ka ndodhur së fundmi gjatë një performance live, ku papritur ka vënë re se zinxhiri i saj i pantallonave ishte i hapur. Pa kompleks fare, në moment, në sy të të gjithëve e ka mbyllur zinxhirin, ka vazhduar performancën po aq energjike sa në fillim dhe për më tepër këtë skenë e ka ndarë edhe me miqtë e saj në Instagram.

“O çun ke lënë qepenin hapur. Kushedi ç’ka bërë mbas skene ky çuni rrugaç”, shkruan sipër video-s ku shfaqet duke mbyllur zinxhirin dhe duke i shkrirë të gjithë së qeshuri.

Nëpërmjet një postimi të dytë në Instastory, Aurela na ka treguar se si ka vijuar performanca e saj: “Mbas kapjes mat”.