AS NËPËR ENDRRA/ Sa i kushtoi Lori Hoxhës kostumi veror që çmendi fanset e Instagramit? – AlpeGossip
AS NËPËR ENDRRA/ Sa i kushtoi Lori Hoxhës kostumi veror që çmendi fanset e Instagramit?

AS NËPËR ENDRRA/ Sa i kushtoi Lori Hoxhës kostumi veror që çmendi fanset e Instagramit?

Fashionista shqiptare, Lori Hoxha ka nisur zyrtarisht pushimet verore. Ajo ka ndërruar sot foton e profilit duke vendosur një foto me sfond ekzotik nga plazhi, ku shfaqet me rroba banje të bardha model brazilian, që i ekspozojnë të pasmet.

Fanset e saj mezi presin postimet e Lorit dhe momentet kur ajo do të ekspozojë gardërobën e stinës së verës. Të gjithë e dimë se nëse del një trend, Lori e sjell e para dhe kështu ka bërë edhe me një kostum veror, që i ka çmendur fansat e saj në Instagram.

Të dielën ajo publikoi një foto ku shfaqej e veshur me të bardha, një këmishë me supet jashtë dhe një palë pantallona të shkurtra, të bardha dhe me xhepa.

Fanset nxituan ta përgëzojnë për stilin dhe ta pyesin se ku mund ta gjejnë këtë veshje.

Vetëm këmisha kushton 575 euro ndërsa pantallonat 395 euro. Kur e mendon se me 970 euro mund të paguash një paketë të plotë pushimesh, e sigurt që do ta mendonim një mijë herë para se ta bënim tonin këtë kostum, megjithatë kur bëhet fjalë për Lori Hoxhën, çmimi nuk përbën aspak problem.