Vrasja e Ariela Muratit ishte ngjarja tragjike që shokoi opinionin publik këtë javë e për të cilën vazhdohet akoma të flitet. Shumë VIP-a reaguan pas kësaj ngjarje duke shprehur dhimbjen me statuset e postuara në rrjete sociale.
Ndërsa Stresi ka zgjedhur të shkojë sot në vendin ku u vra 21-vjeçarja, aty ku u bënë edhe homazhet.
“U prehsh në paqe”, shkruan Stresi i pikëlluar në postimin e tij në Instagram ku duken kurorat me lule, pankartat e qirinjtë që u vendosën në shenjë përkujtimi për humbjen e Arielës.