Nuk i rezistoi dot! Xhensila Pere bën ndërhyrjen estetike, i bashkohet grupit HUNDA PLASTIKE (FOTO) – AlpeGossip
Nuk i rezistoi dot! Xhensila Pere bën ndërhyrjen estetike, i bashkohet grupit HUNDA PLASTIKE (FOTO)

Nuk i rezistoi dot! Xhensila Pere bën ndërhyrjen estetike, i bashkohet grupit HUNDA PLASTIKE (FOTO)

Ish-banorja e Big Brother, Xhensila Pere, tërheq gjithmonë vëmendjen e publikut me fotot e videot provokuese në profilin e saj në Instagram, për të cilat komentohet mjaft.

Së fundmi, bukuroshja u bë pjesë e thashethemeve rozë, pasi u aludua për një lidhje me biznesmenin Jurgen Kurti, lajm që të dy e mohuan në profilet e tyre në Instagram.

Ish-banorja ndan me ndjekësit në profilin e saj jo vetëm momente nga puna, por edhe nga përditshmëria. Së fundmi, ajo ka publikuar në Instastory një foto që askush nuk e priste.

Xhensila shfaq vetëm një pjesë të fytyrës, ku dallojmë një fashë të bardhë mbi hundë. Siç duket, ajo ka kryer një ndërhyrje estetike dhe shfaqet entuziaste për të parë sa më shpejt rezultatin e hundës së saj.
“Meti po pres.”- ka shkruar ajo.