FESTOI MES MIQVE 50-VJETORIN E LINDJES/ Endri Prifti zbulon një surprizë për fansat e tij – AlpeGossip
FESTOI MES MIQVE 50-VJETORIN E LINDJES/ Endri Prifti zbulon një surprizë për fansat e tij

FESTOI MES MIQVE 50-VJETORIN E LINDJES/ Endri Prifti zbulon një surprizë për fansat e tij

Endri Prifti ka festuar mbrëmjen e djeshme 50-vjetorin e lindjes. Këtë ditë speciale ai e ka kaluar me miqtë, familjarët dhe kolegët e tij. Siç shihet nga postimet në rrjete sociale, në mesin e të ftuarve ishin Aurela Gaçe, Eli Fara, Gena, Devis Xherahu, Gaz Paja, Rezart Veleshnja, Ledio Lako dhe të tjerë.

Në këtë ditë të rëndësishme për të, ai ka surprizuar fansat me disa projekte muzikore. Endri ka publikuar tre këngë, njëra prej të cilave i dedikohet nënës ndërsa dy të tjerat dashurisë. Këngën “As shpirt as zemër” Endri e këndon vetëm, ndërkohë “Nëna” dhe “Kjo është jeta ime” me të vëllanë e tij.