Këto të famshme shqiptare, po na bindin se piskatorja e vetullave duhet hedhur! Ja përse (FOTO) – AlpeGossip
Këto të famshme shqiptare, po na bindin se piskatorja e vetullave duhet hedhur! Ja përse (FOTO)

Këto të famshme shqiptare, po na bindin se piskatorja e vetullave duhet hedhur! Ja përse (FOTO)

Moda e vetullave të holla pe shkoi e u harrua. Ato që i kanë bërë dëmet që në gjimnaz po vrapojnë të shtojnë vetullat me metodën mikroblading, të tjerat me metodën e mbjelljes e të tjera akoma duke e mbushur me laps. Vetëm e vetëm që vetulla të duket e plotë. Më me fat janë ato që jo vetëm vazhdojnë të kenë një vetull që nga masakra e piskatores nuk ka mbetur e dëmtuar por edhe që duken bukur me vetull të pahequr.

Valbona Selimllari për shembull e paska lënë vetullën të rritet dhe mund të jetë edhe njëri nga sekretet që e bën të duket shumë më e re nga sa është. Mendojeni njëherë!

Vetulla e plotë e Almeda Abazit është gjithashtu një pikë shumë e fortë në fytyrën e bukur të missit. Edhe te forma e vetullës duhet të kishte fat kjo vajzë?

Aurelën e kanë akuzuar aq shumë se nuk ka asgjë natyrale në fytyrën e saj. Ajo vetë ka pranuar vetëm buzët. Ne dimë të themi që në ka diçka natyrale për të cilën mund të vësh dorën në zjarr në fytyrën e Aurela Hoxhës, janë vetullat, që ia konturojnë fytyrën shumë bukur.

Të njëjtën gjë mund të themi edhe për shoqen e saj të ngushtë, modelen Dorina Gegiçi, që ka fatin të ketë një vetull të plotë e me formë të bukur. Ta kenë bërë me fjalë?

Dua Lipa është e çmendur pas stilit të viteve ’80-’90. Por përmbahet deri tek veshja. Fytyra e saj është e paprekur. Ndërhyrje jo e jo po aq te vetulla nuk ka ngacmuar asnjë fije. Dhe ka një vetull aq të plotë. Por ja që prapë duket bukur.

Kush ka bërë ndonjë vizitë në prolin e blogeres Krista Merkoçi? Një nga vajzat më të guximshme. Jo vetëm që i ka vënë gërshërën flokëve por ka edhe një vetull që nuk e njeh hollimin. Asgjë vajzërore deri këtu, për një pamje aq femërore dhe të bukur.