Pësoi dy aborte, Nicole Kidman rrëfen dhimbjen e madhe që kaloi me Tom Cruise – AlpeGossip
Pësoi dy aborte, Nicole Kidman rrëfen dhimbjen e madhe që kaloi me Tom Cruise

Pësoi dy aborte, Nicole Kidman rrëfen dhimbjen e madhe që kaloi me Tom Cruise

Aktorja e njohur e Hollivudit, Nicole Kidman ka folur për herë të parë për dhimbjen që kaloi pasi pësoi një abort dhe një shtatzëni ektopike (kur fetusi është jashtë mitre), ndërsa ishte e martuar me Tom Cruise.

Edhe pse kanë kaluar dy dekada, Kidman thotë se ende e ndjen pikëllimin e asaj kohe. 50-vjeçarja tregoi dhimbjen e madhe që ajo dhe Tom Cruise kaluan dhe që i çoi në adoptimin e dy fëmijëve të tyre tani të rritur Isabella dhe Connor.

Nicole ishte 23 vjeçe kur humbi fëmijën e saj të parë me Cruise menjëherë pas martesës së tyre në vitin 1990, për shkak të një shtatëzënie ektopike – një gjendje në të cilën embrioni fillon të zhvillohet jashtë mitrës.

Ajo më në fund arriti të mbetej shtatzënë përsëri, por pësoi një abort gjatë kohës që Tom paraqiti kërkesën për divorc në vitin 2001 pas 11 vjetësh së bashku.

“Nga minuta që Tom dhe unë u martuam, dëshiroja të kisha fëmijë. Ne e humbëm një fëmijë në fillim, kështu që ishte me të vërtetë shumë traumatike. Dhe pastaj adoptuam Bella-n”.

“Nëna ime ka një motër të adoptuar, prandaj është pjesë e familjes sonë dhe e dija se ndoshta do të kishte ndikim edhe tek unë disi. Nuk mendova se do të ndodhte në mënyrë kaq të hershme, por do të ndodhte”.

Katër vjet pas divorcit të saj nga Tom, Nicole u martua me këngëtarin Keith Urban dhe çiti u bënë me dy vajza – Sunday Rose, 9 vjeçe dhe Faith 7 vjeçe.