Sot do këndojë në sheshin ”Skënderbej”, por ja çfarë shkruan Rita Ora në Instagram (FOTO) – AlpeGossip
Sot do këndojë në sheshin ”Skënderbej”, por ja çfarë shkruan Rita Ora në Instagram (FOTO)

Sot do këndojë në sheshin ”Skënderbej”, por ja çfarë shkruan Rita Ora në Instagram (FOTO)

Sonte pritet të mbahet koncerti i shumëpritur i këngëtares me famë botërore, Rita Ora.

Përmes një videoje të postuar disa minuta më parë në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Rita ka njoftuar se po niset për në Shqipëri.

Ajo është në aeroportin “Luton” të Londrës, ndërsa në video shihet teksa po priste të niset aty ku sonte e presin me padurim fansat e saj.

“Shihemi së shpejti Tirana”, ka shkruar ajo mbi një fotografi, teksa po afrohej tek aeroplani.

Po ashtu, me këto fotografi, Rita ka treguar edhe ndryshimin drastik që ka bërë në pamje, duke ngjyrosur flokët e kuqe.

“Show i parë në Tiranë pastaj në Veronë ‍oh dhe flokët e mija të kuqe”, ka shkruar ndër të tjera këngëtarja mbi fotografi.

Kujtojmë që koncerti i Ritës në Tiranë zhvillohet në sheshin “Skënderbej” . Tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet, ndërsa po pritet vetëm ardhja e yllit në Tiranë.