Ëndrrat seksuale s’i shihni ashtu kot: Ç’kuptim ka secila prej tyre? – AlpeGossip
Ëndrrat seksuale s’i shihni ashtu kot: Ç’kuptim ka secila prej tyre?

Ëndrrat seksuale s’i shihni ashtu kot: Ç’kuptim ka secila prej tyre?

Nuk ka rëndësi nëse jeni vetëm apo të lidhura, ëndrra me natyrë seksuale do të shihni gjithmonë. Seks me një personazh të njohur apo me një të huaj që vetë i dashuri juaj ua ka prezantuar. Të shohësh një ëndërr seksuale me dikë të ndaluar bën që shumica e grave të ndihen fajtore duke menduar se ç’shpjegim t’i japin diçkaje të tillë.

Gjithsesi, e vërteta është se hormonet luajnë gjithashtu rolin e tyre dhe kjo është krejt normale, por cili është vërtetë mesazhi që fshihet pas ëndrrave të seksit?

1. Tradhtia

Nëse je t’i i tradhtuari, kjo është një shenjë se po ndiheni i paplotësuar me lidhjen tuaj. Të tradhtohesh në ëndërr nxjerr në pah pasigurinë dhe xhelozinë tuaj!

2. Seks me ish-të dashurin!

Mos u panikosni, jo domosdoshmërisht tregon se doni të ktheheni me të. Njuë ëndërr e tillë tregon se se ju ende e mendoni ndarjen dhe keni frikë se mos lidhja e radhës do të ketë të njëjtin fat.

3. Seks me të njëjtën gjini (nëse jeni heteroseksual)

Kjo tregon se ti po fillon të pranosh tipare të karakterit tënd. Atributet e gruas për të cilën t’i po ëndërron janë në fakt reflektimi i asaj që ti ke nevojë dhe dëshiron të jesh.

4. Seks i papërshtatshëm

Njerëz të cilët i shohim shpesh mund të jenë pjesë e ëndrrave tona. Nuk do të thotë se ka diçka me ndjenjë mes jush, është thjesht mënyra se si truri i percepton gjërat e përditshmërisë. Shijojeni fantazinë tuaj!