Pas lajmit për shtatzëninë, Ajola Xoxa publikon foton e parë dhe duket hyjnore – AlpeGossip
Pas lajmit për shtatzëninë, Ajola Xoxa publikon foton e parë dhe duket hyjnore

Pas lajmit për shtatzëninë, Ajola Xoxa publikon foton e parë dhe duket hyjnore

Lajmi i shumëpritur për çiftin, Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj të cilët do të bëhen prindër për herë të parë, ka vetëm pak ditë që është bërë publik.

Kryebashkiaku i Tiranës dhe bashkëshortja e tij konfirmuan thashethemet me rastin e 1 Qershorit, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Mediat raportonin se çifti është në pritje të një djali që mund të vijë në jetë në vjeshtë. E ndërkohë që kryebashkiakun Veliaj e shohim çdo ditë në ekran si pasojë e punës së tij, të gjithë jemi kuriozë të dimë sesi duket Ajola gjatë këtyre ditëve që është në pritje të një fëmije.

Kuriozitetin na e ka shuar vetë ajo përmes një fotoje hyjnore që ka publikuar sot, ku shfaqet e veshur me të bardha dhe shumë klas. Bashkëshortja e Veliajt rrezaton në këtë foto dhe këtë ia vënë në dukje edhe miqtë e saj në Instagram.

Pas lajmit për shtatzëninë ajo ishte e pranishme edhe në koncertin e Ermal Metës në sheshin “Skënderbej”, ku nuk mungoi edhe një foto me këngëtarin.