Kurioziteti i së dielës: Si t’i bëni gjërat tuaja të vjetra të duken si të reja – AlpeGossip
Kurioziteti i së dielës: Si t’i bëni gjërat tuaja të vjetra të duken si të reja

Kurioziteti i së dielës: Si t’i bëni gjërat tuaja të vjetra të duken si të reja

Të gjithë kemi disa gjëra që i pëlqejmë shumë, por nuk i përdorim pasi ato e kanë humbur shkëlqimin e tyre dhe duken të vjetra. Mirëpo ka disa truke të vogla që mund t’iu kthejnë atyre shkëlqimin e dikurshëm dhe të riparojnë disa defekte të vogla. Për ta bërë këtë nuk iu nevojitet ndonjë aftësi e veçantë apo pajisje e posaçme.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla të vleshme se si t’iu riktheni shkëlqimin e tyre origjinal disa prej gjërave tuaja më të dashura:

1-Majonezë për mobiljet prej druri

Ju mund të përdorni majonezë për të rregulluar pikat e bardha në mobiljet tuaja prej druri. Fërkojeni në sipërfaqe mbi njollat ​​dhe fshijini me një pëlhurë derisa mobiliet të jenë të pastra. Majoneza gjithashtu mund të përdoret për të gërvishturat në produktet prej druri. Lyeni vendin e gërvishtur me majonezë dhe lëreni atë për disa ditë. Më pas pastrojeni me një leckë të pastër dhe rezultati do të jetë befasues.

2-Pastë dhëmbësh për syzet

Për të përmirësuar syzet tuaja dhe për t’iu rikthyer atyrë shkëlqimin mund të ëprdorini pastë dhëmbësh të zakonshme. Aplikojeni atë në xhami, përhapeni me një leckë, dhe pastaj lani mbeturinat e pastës. Ju mund ta përdorni këtë metodë edhe për ekranet dhe orët Smartphone. Në këto raste nuk lejojnë që uji të hyjë brenda.

3- Mustardë për pajisjet prej bakri

Ju mund të përdorni mustardë të zakonshme për t’iu kthyer shkëlqim produketve prej bakri. Së pari, aplikoni mustardën, psh një një byzylyk ;prej bakri dhe lini atë për disa minuta. Pastaj pastrojeni me një leckë të lagur.

4-Majonezë për heqjen e shenjave

Majoneza mund të na ndihmojë përtë hequr shënjat e yndyrës në sipërfaqet e ndryshem. Lyejini ato me majonezë dhe lërini për 15-30 minuta dhe pastaj pastrojini me një leckë për të hequr plotësisht shenjat.

5-Pudër bebash për telefonin

Përdorni pudrën e bebave për të eliminuar gërvishtjet në ekran. Bëni një paste me pak pluhur pudre dhe ujë dhe aplikojeni atë në ekranin e smartphone dhe fshij me një leckë. Pastaj hiqni mbetjet e përzierjes. Gërvishtjet e vogla duhet të zhduken.

6- Pastrues thonjësh për qelq

Lani xhamin para se të përdorni këtë metodë. Merrni një pastrues thonjsh dhe aplikojeni atë mbi një sipërfaqe qelqi. Prisni rreth një orë, pastaj me një tampon pambuku fshini vendet e gërvishtura.Kjo metodë e thjeshtë do t’ju ndihmojë të rregulloni sipërfaqen e xhamit.

7-Qepë për pastrimin e lëkurës

Merrni një gjysmë qepe dhe fshini me të sipërfaqen e ndotur. Pastaj përdorni një leckë të butë për të fshirë artikullin, i cili do të rifitojë shkëlqimin si i ri.

8-Shampo për bebat për syze

Në mënyrë që të hiqni gërvishtjet e vogla nga syze, mund të përdorni shampon e bebave. Ju duhet të derdhni një pikë të vogël shampo mbi xhamin e syzeve dhe duhet ta fshini atë. Skeletin pastrojeni me një pecetë dhe kjo do t;i bëjë syzet tuaja si të reja.

9- Gjalpë për njollat e naftës

Përzihet gjalpë dhe detergjent pluhur duke përdorur një raport 1:1 për të hequr njollat ​​e bojës së naftës. Aplikoni këtë përzierje në njollë duke e fërkuar butësisht me një furçë dhëmbësh. Prisni për 10-20 minuta dhe pastaj lajeni si zakonisht.

10-Shkumës për rrobat

Shkumës i zakonshëm do t’ju ndihmojë të hiqni lehtësisht njollat ​​e yndyrës. Bluani një shkumës dhe spërkatini zonën e ndotur. Ai thith yndyrën apo naftën dhe i lë rrobat tuaja të bardha si zakonish