Samanta si Elvana? Publikon pjesë të klipit të ri dhe direkt e vumë re ngjashmërinë – AlpeGossip
Samanta si Elvana? Publikon pjesë të klipit të ri dhe direkt e vumë re ngjashmërinë

Samanta si Elvana? Publikon pjesë të klipit të ri dhe direkt e vumë re ngjashmërinë

Samanta Karavella po bëhet gati të publikojë klipin e saj më të ri “Kush jam”. Bukuroshja shqiptare ka ndarë me fansat disa momente nga klipi, por përveç faktit që ishte bërë shumë seksi, një tjetër gjë na tërhoqi vëmendjen.

Bëhet fjalë për koreografinë që Samanta pritet të sjellë dhe që ngjason pak me atë të Elvana Gajtës në klipin e ri, “Ku vajti”.

Një grup balerinësh rrethojnë këngëtaren teksa ajo kërcen në mesin e tyre. Nuk e dimë nëse kjo koreografi do të jetë aq e fuqishme sa ajo e Elvana Gjatës, por tani gjithnjë e më shumë, këngëtaret po i kushtojnë rëndësi klipeve dhe kërcimit.

Mbetet të shohim sesi do të jetë vazhdimi.