Rikthehet në ekran moderatorja e njohur. Zbulohet programi i ri që do të drejtojë – AlpeGossip
Rikthehet në ekran moderatorja e njohur. Zbulohet programi i ri që do të drejtojë

Rikthehet në ekran moderatorja e njohur. Zbulohet programi i ri që do të drejtojë

Mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit “Top Arena” ishin të ftuar për të komentuar ndeshjet e Kampionatit Botëror edhe dy ish-moderatoret e njohura të emisionit “Top Select”, Kiara Tito dhe Liesa Haxhiasllani.

Moderatorja Liesa e pyetur gjatë emisionit nëse kishte ndërmend të rikthehej në ekranin televiziv, zbuloi se në planet e saj në shtator është një program i ri.

Po, në shtator do të rikthehem në ekran me një program të ri, ndryshe nga ‘Top Select’-i, ku fokusi ishte te muzika dhe te showbizi”, tha Liesa, por duke mos zbuluar asnjë detaj më shumë se në cilin ekran do të transmetohet apo se si do të quhet ai.

Moderatori i emisionit “Top Arena” e ngacmoi Liesën për të zbuluar ndonjë detaj më shumë për emisionin e ri apo për jetën e saj private, por ajo u tregua shumë e rezervuar dhe i shmangu pyetjet me finesë.