“Më ndihmoni”, lëkundjet e forta të tërmetit tmerrojnë moderatoren live në emision (VIDEO) – AlpeGossip
“Më ndihmoni”, lëkundjet e forta të tërmetit tmerrojnë moderatoren live në emision (VIDEO)

“Më ndihmoni”, lëkundjet e forta të tërmetit tmerrojnë moderatoren live në emision (VIDEO)

Një tërmet 5.2 ballë tronditi vendin ditën e sotme e shumë njerëz dolën në rrugë nga shtëpitë, ndërtesat, apo kudo që ndodheshin të frikësuar. Ndërkohë në televizion disa prej emisioneve ishin live. Teksa po transmetohet “Vila 24”, në studio u ndjenë lëkundjet e forta të tërmetit.

Moderatorja Androniki Kolka në fillim u mundua ta kalojë situatën me të qeshur duke menduar se tërmeti nuk do zgjaste, por kur vazhdoi ajo u shqetësua shumë dhe doli nga studio bashkë me të ftuarin.

“Ua tërmet, a e ndjeve tërmetin? Se mos na bie ndonjë llambë. Hajde më ndihmoni, mos na bie ndonjë llambë”, dëgjohet të thotë moderatorja.