“Dëgjuam një zë të zbehtë”, foshnja 5-muajshe mbijeton e varrosur për 9 orë në pyll – AlpeGossip
“Dëgjuam një zë të zbehtë”, foshnja 5-muajshe mbijeton e varrosur për 9 orë në pyll

“Dëgjuam një zë të zbehtë”, foshnja 5-muajshe mbijeton e varrosur për 9 orë në pyll

Një foshnjë vetëm 5-muajshe ka sfiduar fatin e saj të keq duke qëndruar gjallë pasi ishte varrosur në pyll prej orësh.

Foshnja ishte groposur në pyll nën disa nën shkopinj dhe mbeturina. Policia arriti ta gjente vetëm pas 9 orësh dhe për fat të mirë, kur ata e lokalizuan ajo ishte akoma gjallë.

Zyra e Sheriffit të Qarkut Missoula njoftoi se fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore në një spital dhe e quan mrekulli faktin që fëmija mbijetoi në pyjet e Montanës perëndimore.

Autoritetet u njoftuan në orën 8 të mbrëmjes se një njeri po kërcënonte njerëzit në zonën e Lolo Hot Springs në Lolo National Forest të Montana-s.

Pasi ata arrestuan burrin në fjalë, ai tregoi se një fëmijë ishte varrosur diku në pyll.

Pas rreth më shumë se 6 orë kërkim, një nga policët dëgjoi një zë të zbehtë dhe duke ndjekur zërin arriti të gjente foshnjën rreth orës 2:30 të dielën.

Lidhur me ngjarjen, në pranga ka rënë Francis Crowley.