Pas ndarjes nga Bora, rikthehet fuqishëm Vin Veli: Publikohet kënga që do djegë club-et – AlpeGossip
Pas ndarjes nga Bora, rikthehet fuqishëm Vin Veli: Publikohet kënga që do djegë club-et

Pas ndarjes nga Bora, rikthehet fuqishëm Vin Veli: Publikohet kënga që do djegë club-et

DJ-i shumë i komentuar dhe shumë i dashur nga publiku, Vin Veli ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re, që mban titullin “Miles away”, në bashkëpunim me Vojsavën.

Muzika nga Vin Veli dhe zëri i Vojsavës janë bashkuar në perfeksion për të sjellë këtë këngë që pritet të djegë club-et.

Përpos këtyre, kënga ka edhe një videoklip shumë modern me protagoniste modelen Andonia Dobi e cila shfaqet duke i dhënë makinës teksa dëgjon këngën “Miles away”.

“Miles away” që në orët e para të publikimit ka marrë mijëra shikime dhe është pëlqyer shumë.