“Ndezi” rrjetin kur tha: Po ngroh pi**in, Ana Lika flet për të dashurin dhe çmenduritë e lidhjes – AlpeGossip
“Ndezi” rrjetin kur tha: Po ngroh pi**in, Ana Lika flet për të dashurin dhe çmenduritë e lidhjes

“Ndezi” rrjetin kur tha: Po ngroh pi**in, Ana Lika flet për të dashurin dhe çmenduritë e lidhjes

Aktorja Ana Lika, e cila shpesh po bëhet pjesë e mediave rozë me deklaratat e saj. Me një karakter rebel ajo ka folur për ish të dashurin e saj gjatë një interviste me Roza Latin.
E njohur për shpërthimet e saj të momentit, duke kujtuar këtu thënien e saj live në emision “Po ngroh pi**in”, Ana duket se e ka dashur shumë të dashurin e saj.

Ajo tha se ishte shumë xheloze për të dhe madje ka bërë dhe disa çmenduri të vogla.

Ana thotë:

Kam dalë dhe me paruke, por kisha harruar të ndërroj makinën. Doja të shihja gjëra me sytë e mi dhe u nisa me paruke, kam qenë bjonde dhe i vura të zeza. I them motrës dil pak nga lokali dhe më shih, ngjaj sikur jam unë apo jo. Ndërkohë ishte errësuar, kisha vënë dhe syzet e rrija. Motra vjen direkt e më futet në makinë. I them si më gjete. Je me makinën tate më tha. Më kishte shpëtuar ky detaj, u ktheva prap në shtëpi. Do ti thoja në fund fare, nuk isha unë, ia kisha lënë makinën një shoqeje”.
Ndërsa një rast tjetër e cilëson si nivel supersajan pasi ka bërë 12 orë roje poshtë shtëpisë.

Ajo thotë:

Kam ndejtur 12 orë poshtë shtëpisë së një personi dhe e kam analizuar shtëpinë e atij sikur ta kisha projektuar vetë. Nga 12 e natës deri 12 të drekës. Jam dhe tip detektive, fikja dritat e makinës, lëvizja nëpër lagje pa dritat. Ecja me frenat e dorës që të bëja zhurmë që të shihja një dritë, a ishte e ndezur si më kishin thënë mua. Hipja sipër baxhasë së makinës, mund të kisha vdekur atë ditë, por nuk ka problem. Do dilnin fjalët e mia. Si përfundim, vijnë dy burra në moshë dhe një cun i ri, civila, ata me drita, unë pa drita. Më thonë përshëndetje. Kur i pashë filluan dridhjet. Policia e shtetit, i thashë më nxirr letrën. Ishte ora 5 e mëngjesit. Thashë shyqyr që jeni të policisë. I thashë bëjmë një dorë muhabet se kam që në 12 që nuk po flas me njeri. E kishte lajmëruar një banor që është një makinë e dyshimtë që lëviz në lagje. Më thonë ik se e ruaj vetë, jo i thashë se e ruaj vetë”.