Zv.drejtori largohet nga Top Channel? Ja si qëndron e vërteta… – AlpeGossip
Zv.drejtori largohet nga Top Channel? Ja si qëndron e vërteta…

Zv.drejtori largohet nga Top Channel? Ja si qëndron e vërteta…

Ditë më parë në mediat online ka qarkulluar lajmi se zv.drejtori i Top Channel Erion Ylli ishte larguar nga ky pozicion dhe gjithashtu nga televizioni.
Megjithatë burime për Gazetën Express kanë bërë të ditur se një lajm i tillë nuk është i vërtetë dhe se Ylli vijon të jetë në postin e tij, tashmë pas drejtorit të Përgjithshëm Ben Blushi.

Madje ka qenë vetë Ylli, i cili e ka prezantuar drejtorin e ri me stafin e çdo produksioni. Vetëm pak ditë më parë ish-deputeti dhe ish-kryetari i Libras Ben Blushi u prezantua si Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel, duke hequr dorë nga politika dhe duke iu rikthyer gazetarisë.