E MAHNITSHME/ Djali i propozon të dashurës në koncertin e Rita Orës (FOTO) – AlpeGossip
E MAHNITSHME/ Djali i propozon të dashurës në koncertin e Rita Orës (FOTO)

E MAHNITSHME/ Djali i propozon të dashurës në koncertin e Rita Orës (FOTO)

Meshkujt përdorin mënyra të ndryshme për ti propozuar të dashurave të tyre por një propozim si në ëndrra i ka bërë një djalë vajzës që dashuron gjatë shfaqjes së mbrëmshme të Rita Orës në Glasgow, në Skoci të Britanisë.

Të gjithë u mahnitën kur djali u ngjit në skenë teksa Rita po performonte dhe i propozoi të dashurës së tij për martesë i gjunjëzuar para qindra personave.

Të pranishmit dhe vetë këngëtarja shqiptare u emocionuan kur vajza iu përgjigj “Po” propozimit të djalit.

Ishte vetë Rita Ora që e publikoi në llogarinë e saj në instagram momentin magjik teksa shprehet se është shumë e lumtur që u bë pjesë e këtij propozimi duke i uruar.