FESTOI 12 VJETORIN E MARTESËS/ Zbulohen fotot e darkës romantike të deputetes socialiste – AlpeGossip
FESTOI 12 VJETORIN E MARTESËS/ Zbulohen fotot e darkës romantike të deputetes socialiste

FESTOI 12 VJETORIN E MARTESËS/ Zbulohen fotot e darkës romantike të deputetes socialiste

Pak ditë më parë, deputetja socialiste Ermonela Felaj ka festuar 12-vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj Bledar Valikaj.

Çifti ka zgjedhur që të kalojë disa momente sëbashku pa praninë e vajzës së tyre Hera, duke darkuar në një nga restorantet.

Nën  dritën e qiriut, çifti ka shijuar edhe shampanjën që qëndron e ftohtë në akull.

Mapo.al i uron çiftit edhe 100 vite të lumtura sëbashku.

Ermonela Valikaj Felaj është zgjedhur për dy mandate deputete për qarkun e Beratit, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 si dhe në ato të vitit 2013. Gjithashtu ka qenë anëtare e “Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, “Komisionin e Sigurisë Kombëtare” si dhe “Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve” në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo ka qenë deri një vit më parë edhe Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.