E PYESIN PËR MOSHËN DHE GJATËSINË/ Trejsi Sejdini përgjigjet kështu (FOTO) – AlpeGossip
E PYESIN PËR MOSHËN DHE GJATËSINË/ Trejsi Sejdini përgjigjet kështu (FOTO)

E PYESIN PËR MOSHËN DHE GJATËSINË/ Trejsi Sejdini përgjigjet kështu (FOTO)

Jo vetëm në intervista apo rrëfime përballë kamerës, por tashmë Vip-at e showbizz-it kanë gjetur edhe një tjetër mundësi për t’u lidhur me fansat dhe për të shuar kuriozitetet e tyre për çështje të ndryshme.

Janë pikërisht Poll-et në Instagram që së fundmi janë bërë goxha virale dhe kemi parë herë pas here që të famshmit të tregojnë më shumë për veten në sytë e të gjithëve.

U njoh si gangsterja e Elbasanit më pas shkëlqeu në sfilatat e saj si Miss dhe mesa duket Trejsi Sejdini është një nga vajzat më seksi që shumë fansa e adhurojnë për karakterin e saj të veçantë.

Teksa e kanë pyetur për moshën dhe gjatësinë, Trejsi ka rrëfyer pa kurrfarë droje.

“Jam 18 vjeç dhe 1.82 e gjatë” shprehet bukuroshja në përgjigjet e saj për fansat.