“VDES PËR PAK TUL”/ Ja të famshmet shqiptare që i dashurojnë format e kolme – AlpeGossip
“VDES PËR PAK TUL”/ Ja të famshmet shqiptare që i dashurojnë format e kolme

“VDES PËR PAK TUL”/ Ja të famshmet shqiptare që i dashurojnë format e kolme

Kur flasim për të famshmit në përgjithësi kemi parasysh personazhet e veshur bukur, elegantë dhe me trupin në formë.

Në përgjithësi femrat e njohura të ekranit kanë pasur një tendencë për t’u dukur të dobëta. Kjo e bënte të vështirë për ne që të krijonim idenë e trupit perfekt, veçanërisht kur shihnim modele apo aktore që vishnin rroba të masave XXS.

Por kjo kohë, për fat të mirë ka kaluar. Sot ka shumë femra të njohura në industrinë e argëtimit të cilat i dashurojnë format e tyre të kolme dhe bëhen një burim frymëzimi edhe për ne.

Më poshtë do të shihni disa nga të famshmet shqiptare që i duan trupat e tyre dhe mendojnë se edhe ju duhet t’i doni tuajit, pa marrë parasysh se sa kilogramë jeni.

Enca Haxhia

Ajo mund të jetë një ndër femrat e njohura që poston më së shumti foto të trupit. Kjo përkthehet mjaft thjesht: Enca e do trupin e saj edhe me disa kilogramë më shumë dhe nuk e ka aspak problem.

Këngëtarja është shprehur më herët se e do veten ashtu siç është dhe kjo nuk bie poshtë as kur ajo përdor ndonjë program photoshop-i për të fshehur celulitin:

“E dua kaq shumë veten siç jam sa nuk e keni idenë. Fakti qe i fus një ‘blur’ ndonjë celuliti te vogël apo gjëra te tilla s’do te thotë që se dua veten”.

Ronela Hajati

Ajo është përfolur gjithnjë për peshën dhe gjithnjë ka qenë shumë e vendosur që të mos dobësohet. Ronela e quan veten “bishë” dhe i pëlqen shumë që ka forma të kolme, ashtu siç janë në modë (e kemi fjalën për Kim Kardashiandhe shoqet e saj).

Këngëtarja e njohur u është përgjigjur edhe atyre fansave që mendojnë se ka nevojë të mbajë dietë. Ronela ka thënë se i pëlqen vetja ashtu siç është dhe se “vdes për pak tul”.

“Joo s’kam qejf të jem e vdekur në këmbë. Vdes për pak tul”, ka thënë ajo.

Fifi

Këngëtarja e k apranuar qartë që i ka vuajtur disi paragjykimet e njerëzve mbi peshën e saj, veçanërisht nga meshkujt. Në një intervistë të para disa muajve, ajo tha se shumë prej tyre i kanë vënë kusht që të dobësohet për të vazhduar lidhjen. Megjithatë Fifi nuk ia ka bërë qejfin asnjërit prej tyre pasi e do veten ashtu siç është:

“Më kanë thënë. Jo një por plot, pafund. Imagjino të dobësohet gjithë kjo femër. Po të dobësohem unë, nuk mundem të të çoj në krah. Nëse dobësohem, nuk bëj dot asnjë punë siç dua unë. Por kohët e fundit kam bërë një dietë sepse më ka dalë një problem në boshtin kurrizor, gjë që i kam humbur 7 kg. E dua veten siç jam, nuk e kam patur kompleks se jam e trashë”, është shprehur këngëtarja.

Emina Cunmulaj

E dimë që do të çuditeni përse e kemi futur në listë modelen seksi, dhe nënën e dy fëmijëve me trupin më të nxehtë që keni parë. Megjithatë e kemi arsyen. Më 23 maj modelja shqiptare Emina Cunmulaj u bë nënë për herë të dytë, pasi solli në jetë vogëlushen Mia Soraya. Sigurisht që ajo shtoi disa kilogramë dhe kjo nuk ka qenë aspak problem për të. Emina tregoi trupin e saj pas lindjes dhe tha se i dashuron format e reja.

“Mami u rikthye. 2 javë pas lindjes dhe i dashuroj format e mia të reja”, shkruante Emina në foton e postuar në Instagram duke na lënë të kuptojmë se nuk i ka problem format e kolme.

Estela Ujka

Fotot e saj me rroba banje shkaktuan një debat mes ndjekësve të blogeres Estela Ujka:

A duhet apo jo një femër me forma të kolme si ajo të publikojë foto me bikini?

Estela njihet si një ndër blogeret që i nxit ndjekëset femra ta duan trupin e tyre dhe ta jetojnë jetën pa komplekse.

Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe e do trupin e saj ashtu siç është.