Komentuesit e tallin për kilogramët e tepërt, reagimi i Ronelës habit të gjithë! (FOTO) – AlpeGossip
Komentuesit e tallin për kilogramët e tepërt, reagimi i Ronelës habit të gjithë! (FOTO)

Komentuesit e tallin për kilogramët e tepërt, reagimi i Ronelës habit të gjithë! (FOTO)

Një foto e postuar nga këngëtarja e njohur, Ronela Hajati duket se ka shkaktuar pa kënaqësi te ndjekësit e saj.

E kemi parë gjithmonë me forma të kolme, por në këtë postim Ronela duket se kishte shtuar disa kilogramë e kjo nuk u ka pëlqyer disa prej komentuesve, të cilët kanë filluar ta tallin me terma aspak të zakonshëm.

Sigurisht, këto komente të pahijshme nuk kanë kaluar pa një përgjigje nga Ronela.

Ajo shkruan: “Më falni, e dini ju që ‘body shame’ është një nga ofendimet më të poshtra që mund t’i bëhet dikujt? A ju pyeti njeri për diçka? Jo!”

“Dhe sa për dijeni nuk jam shëndoshur, jam thjesht një trup shumë në modë, domethënë një yll që njerëzit po harxhojnë shumë lekë të bëhen si mua! Pra, dhe njëherë jam yll!”, – përfundon Ronela.