Habit ish-agjenti i CIA-s: Unë jam vrasësi i Bob Marley (FOTO) – AlpeGossip
Habit ish-agjenti i CIA-s: Unë jam vrasësi i Bob Marley (FOTO)

Habit ish-agjenti i CIA-s: Unë jam vrasësi i Bob Marley (FOTO)

Një deklaratë e cila ka tronditur opinionin publik ka ardhur nga ish-agjenti i CIA-s Bill Oxley 79-vjeç i cili është shprehur se ka vrarë ikonën e muzikës “Reggae” Bob Marley. Ky i fundit u nda nga jeta në moshën 36-vjeçare nga sëmundja e kancerit duke shkaktuar një dëshpërim tek të gjithë fansat e tij e jo vetëm.

Por Oxley ka habitur me deklaratën e tij duke thënë se vrasja e Marley ishte në listën e shtatë vrasjeve që u bënë me urdhër të qeverisë amerikane nga vitet 1974-1985.

Ai pa asnjë kompleks e ka pranuar vrasjen duke thënë se CIA ishte vetë ligji dhe çdo urdhër zbatohej me përpikmëri. Gjithashtu ai ka treguar edhe mënyrën e vrasjes.

“Unë i kam shkuar në shtëpi Bob Marleyt dhe i jam prezantuar si një fotograf i “New York Times”. I dhurova një palë atlete në shenjë respekti dhe aty ishte fundi i jetës së tij. Kur ai i provoi brenda kishte një gozhdë e cila ishte me viruse kanceri dhe ai bërtiti nga dhimbja që i shkaktoi.” – është shprehur ai gjatë intervistës së tij.

Mund të duket e çuditshme si deklaratë por në fakt kur Bob Marley humbi jetën CIA doli në një deklaratë ku tha se nuk kishte asnjë lidhje me vdekjen e tij. Kjo do të thotë që dyshimet ishin dhe diçka të vërtetë mund të ketë në këtë histori.