Trendi i xhinseve i viteve 2000/ Kthehet sërish në modë (FOTO) – AlpeGossip
Trendi i xhinseve i viteve 2000/  Kthehet sërish në modë (FOTO)

Trendi i xhinseve i viteve 2000/ Kthehet sërish në modë (FOTO)

Xhinset janë ato të cilat kurrë nuk kanë dal nga moda, pasi të gjithë i përdorin ato si për stil ashtu edhe për komoditet. Ajo cfarë shfaqet ndryshe janë modelet e pantallonave xhins.
Kemi parë shumë stile xhinsesh,të gjëra,të ngushta,të grisuar dhe të pa grisuara,me bel të shkurtër ose të gjtë. Pra ka nje larmishmëri modelesh që përdoren sipas shijeve të njerëzve. Por ato që përdoren më shumë janë xhinset që janë më në modë . Të gjithë i kujtojmë xhinset që janë të gjëra në fund,të cilat ishin në modë para shumë vitesh, ku u zëvëndësuan me xhinsin e ngusht e tashmë janë rikthyer përsëri në modë.
Por ato që pritet të kthehen shumë shpejt në trend janë edhe xhinset me bel të shkurtër,të cilat i kemi parë shpesh kohët e fundit në pasarelat e modës,të cilat kanë filluar të vishen edhe nga shumë perzonazhe të njohur në botë.
Jemi mësuar të ndihemi komod me xhinset me bel të gjatë qoftë kjo për stil por edhe për një paraqitje më të mirë të belit.
Por mesa duket tani xhinset me bel të shkurtër do t’i shohim më shpesh pasi diçka që bëhet trend është e pamundur t’i shpëtojë përdorimit nga shumica e njerëzve.
Ndoshta do të përdoren më shumë nga vajzat që kanë linja të mira trupore pasi beli do të dalë më në dukje, por edhe nga ato që e dashurojnë këtë stil.
Ekspertët e modës janë shprehur se shumë shpejt do të zvogëlohet prodhimi i xhinseve me bel të gjatë për t’u zëvëndësuar nga trendi i viteve 2000 , xhinset me bel të shkurtër.