“Koleksioni i ri na la pa fjalë”/ Tom Ford hap javën e modës në New York (FOTO) – AlpeGossip
“Koleksioni i ri na la pa fjalë”/ Tom Ford hap javën e modës në New York (FOTO)

“Koleksioni i ri na la pa fjalë”/ Tom Ford hap javën e modës në New York (FOTO)

Tom Ford hapi javën e modës në New York plot krenari, teksa prezantoi në pasarelë trendet e reja për pranverën e vitit 2019. I gjithë koleksioni i jashtëzakonshëm ishte ndërtuar me printe të reja, theka si dhe xhaketa të kombinuara në mënyrë perfekte.

Tom Ford ishte fokusuar këtë sezon në materialet e veshjeve duke sjellë kombinime të thurura me saten, mëndafsh si dhe dantellë me printe.

Tom Ford kishte menduar edhe për meshkujt, ndaj këmishat ishin kombinuar me bluze të trasha si dhe xhaketat me printe.

Gigi Hadid, Joan Smalls dhe Kaia Gerber ishin tre supermodelët të cilët shkëlqyen me paraqitjen e tyre, të veshur me krijimet e Ford.

Cardi B, Tom Hanks si dhe ylli aziatik Henry Golding, ishin ndër personat e famshëm që ndoqën nga rreshti i parë krijimet e Tom Ford.