5 situatat më të sikletshme në shtrat që do ju nxjerrin seksin nga qejfi! – AlpeGossip
5 situatat më të sikletshme në shtrat që do ju nxjerrin seksin nga qejfi!

5 situatat më të sikletshme në shtrat që do ju nxjerrin seksin nga qejfi!

Seksi nuk është gjithmonë parajsë, në fakt në një pjesë të mirë të rasteve mund të duket i sikletshëm, i çuditshëm dhe në disa raste që tregojnë lexuesit e ‘Anabel’ edhe i shpifur. Letrat e ardhura në redaksinë tonë lidhur me temën e së premtes ‘situata më e sikletshme në shtrat’ ishin të shumta, por ne veçuam pesë më pikantet dhe tani nuk do donim të bënim asgjë tjetër këtë mbrëmje të diele veçse të hamë dhe flemë.

Një fije shumë e hollë e ndan seksin e mirë nga ai i shpifur, në këtë rast një palë këpucë më të mira. Vajza që dërgoi letrën e mëposhtme është e detyruar të bashkëjetojë me njerëz me aromë të keqe këmbësh. Por jo më tej! Vëllait s’ka çi’i bën, por të dashurit edhe mund t’i japë duart nëse nuk i lan ato të shkreta këmbë.

“E ke parasysh atë dufin kur shumica e djemve heqin këpucët? Desh vdiqa, mirë me vëllain i njëjti muhabet përditë, por dhe këtu më duhej ta duroja (mendoja me veten). Dhe gjithq ai qejfi për të kaluar mbrëmjen siç ishte planifikuar i vura vizen me justifikimin se më bëri dëm salca e makaronave që kisha ngrënë më parë. Dhe e lamë fare sepse mu pre “oreksi” për çdo gjë. Respekt për çunat, ama siç kujdesemi ne me detaj për higjenën dhe pastërtinë për veten (plus dhe për ju) jam e sigurt që mund ta bëni dhe ju.”

Nuk e di për vajzën më poshtë, por mua duhet shumë punë për të më hequr oreksin. Ky djalë ka patur nevojë për një takim urgjent me dentistin.

“U takuam me të dashurin në shtëpinë e tij. Sapo filluam të putheshim ma shpifi era e gojës nuk pata oreks më për asgjë. Nxorra një justifikim e ika.”

I bëjmë thirrje të pandehurit më poshtë: “Nuk e dimë kush je, por nëse nuk bën diçka për ta rregulluar këtë problem, lidhja jote më e gjatë do të jetë 1 javë”.

“Kjo ka ndodhur me ish-të dashurin tim. Kur kryem marrëdhënie për herë të parë bashkë ka qenë gjëja më e shpifur për mua. Ai më preku mua për dy minuta sa mbaroi punë vete dhe u ngrit u vesh. Kam ngelur shumë keq thashë ‘po kjo çfarë ishte’. Nejse e kalova atë nuk i kushtova rëndësi. Herën e dytë përsëri e njëjta gjë. Më pas nuk pranova herë tjetër, u zhduk dhe pëlqimi im ndaj tij. Nuk i thashë asgjë, e lashë ta kuptonte vetë. Ja që marrëdhënia midis çiftit është gjëja më e rëndësishme.”

Ai thjesht po ndiqte këshillat e mjekut…

“Unë e kisha një histori të përditshme, mos të them çdo orë. Kudo që ishim në makinë apo tek shtëpia e tij, vetem pirdhte, sepse i kishte thënë doktori që nuk duhet ta mbante sepse fryhej, diçka e tillë. Nuk është se e bënte vetëm përpara meje, por dhe përpara njerëzve të vet, familjes së tij, e përpara shokëve. Prapë sado, të vjen pak zor nga vetja se s’ka lezet sado konfidenca që të kesh. Mirë që nuk e bënte në vende publike të pakten. Bëhet dhe acaruese se duro njëherë, duro dy herë, i njëjti muhabet. I rroftë parfumi që vinte dhe rrobat e shtrenjta dhe paraqitja që ka. Ta neverit njëherë që në pikë të mëngjesit pa u zgjuar më ka trembur aq fort sa u degjua. Jam çuar gjithë nerva nga krevati. U cudit, ‘çfarë pati kjo’. I thashë s’kam asgjë çfarë t’i thoja. Dhe t’i thoja arsyen më vinte zor. U bëra gati pastaj i thashë gjasme do iki në shpi se shkoi vonë.”

Dy arsye pse ky djalë duhet të jetë i mirë në shtrat dhe na dhemb në shpirt ta shohim të zhgënjyer:I kushton rëndësi gjoksit dhe e di që në seks atë që merr duhet ta japësh!

“Dy rastet më të sikletshme që mbaj mend janë nga shkolla e mesme; kur po i puthja gjoksin të dashurës, dhe i bie që hunda të jetë shumë afër sqetullës. Nuk e di por kur s’më ka rënë të fikët atë ditë nuk besoj se do më bjerë më. Ndërsa tjetra është para pak kohësh, pasi më bëri e dashura seks oral normalisht duhet t’ja ktheja nderin, por ngaqë ishte periudhe vere dhe duke qenë se ajo punonte në zyre dhe ishte gjithë kohës ulur, kishte krijuar një lloj ere rrënqethëse. Sa iu afrova, u ngjita lart dhe vazhdova ta puthja në buzë për disa çaste që mos t’i lija të kuptonte se kishte diçka që s’shkonte, pavarësisht se më vonë ja tregova në mënyrë që mos të na përsëritej më si situatë. Natën dhe bëni dush, shpëtoni të dashurit tuaj.”

Djali më poshtë thjesht donte dikë për të luajtur letra, vetëm se vajzës iu desh ca ta kuptonte.

“Fillova të dilja me një djalë në Tiranë derisa një natë më ftoi në shtëpinë e tij, më puthi e më uli në divan, po kur vinte puna për të hequr rrobat ky djali ndalonte në mes të zjarrit dhe pyeste ‘do ta bëjmë eee?’ Kjo pyetja u përsërit katër herë derisa m’u neverit e pastaj kaloi mbrëmja duke luajtur letra. Ka dhe kështu djemsh.”