Ish-Miss Shqipëria, Egla Harxhi, prej një kohe të gjatë ka qenë kryefjala e të gjitha mediave për shkak të marrëdhënies së saj treshe me partnerin e saj Ale dhe partneren Alesia.
Gjatë marrëdhënies treshe, Egla mbeti shtatzanë dhe megjithëse lidhja u prish duke mbetur vetëm Egla dhe fotografi Ale, ajo ka sjellë në jetë fëmijën e tyre Luçifer.
Së fundmi në rrjet po qarkullon një foto ku çifti shihen krah njëri-tjetrit, teksa Egla mban në dorë vogëlushin, i cili duket se është rritur mjaft që nga hera e fundit që e kemi parë, pasi Egla e ka publikuar në profilin e saj në Instagram.