Gjenden të varrosur milioneri dhe bashkëshortja e tij – AlpeGossip
Gjenden të varrosur milioneri dhe bashkëshortja e tij

Gjenden të varrosur milioneri dhe bashkëshortja e tij

Trupi një milioner nga Britania dhe bashkëshortes sëtij tajlandeze janë gjetur në Tajlandën veriore pothuajse një javë pasi policia dyshohej se bëhej fjalë vrasje me pagesë.

Trupat e Alan Hogg dhe Nod Suddaen, të dy 64 vjeç, u gjetën të varrosur në pronën e tyre në provincën Phrae.

Policia thotë se Hogg, i cili ishte nga Edinburgu, u qëllua për vdekje, ndërsa gruaja e tij u vra me një çekiç.

Tre të dyshuar janë arestuar nga policia.

Ata thuhet se janë paguar për të kryer vrasjet nga vëllai i Suddaen, i cili ëshët arrestuar gjithashtu.

“Motivi i vrasjes është  konflikt i brendshëm familjar për pronat,”-tha policia lokale.

Çifti u raportua i zhdukur javën e kaluar.

Të tre vrasësit e dyshuar u arrestuan pasi policia zbuloi një makinë që ishte marrë nga prona e Hogg.

Më vonë ata pranuan vrasjen e z. Hogg dhe gruas së tij, thonë policia.

Hogg u zhvendos nga Britania në Tailandë disa vite më parë dhe kishte ndërtuar një vilë luksoze në Phrae e cila përfshinte një pishinë dhe një shtëpi verore, thonë raportet.