SHOQATA E PROSTITUCIONIT NË EMËR TË TË ATIT/ Elton Deda merr vendimin drastik – AlpeGossip
SHOQATA E PROSTITUCIONIT NË EMËR TË TË ATIT/ Elton Deda merr vendimin drastik

SHOQATA E PROSTITUCIONIT NË EMËR TË TË ATIT/ Elton Deda merr vendimin drastik

Emisioni investigativ “Fiks Fare” zbuloi mbrëmjen e disa javë më parë se në “shoqatën artistike”, të rregjistruar me emrin “Ferdinand Deda” me qendër në Tiranë, kërkoheshin vajza për sekretare, por në të vërtetë ato rekrutoheshin si prostituta në lokalet e natës në Maqedoni.

I ftuar në emisionin “Rudina”, Elton Deda tregoi se shoqata është pezulluar. Sipas tij, problemi nuk nis nga personi që ka përdorur emrin e të atit, por nga gjykatësi që e ka lejuar. Për këtë arsye, ai ka çuar një kërkesë ku shkruhet se askush nuk mund ta përdorë emrin e të atit, pa lejen e familjes.

“Nuk është e çuditshme që një shoqatë të krijohet në emrin e një ikone, siç ka qënë babi. Kjo u mor vesh në mënyrën më të shëmtuar, se emri i nderuar i Fred Dedës përdorej për prostitucion. Unë jam interesuar në Gjykatë dhe shoqata është pezulluar.

Kam çuar një kërkesë që në të ardhmen çdo gjëje që mund të bëhet për të hapur një shoqatë në emrin e babit, duhet të marrë leje nga familjarët.Pasi problem nuk është vetëm nga ky tipi që bënte këto  gjëra.

Për mua është problemi i Gjykatësit që i ka dhënë të drejtën. Është mami, unë motra!” – tha Elton Deda.