Dorina Mema merr malet! E guximshme si gjithmonë ajo tregon se si… (VIDEO) – AlpeGossip
Dorina Mema merr malet! E guximshme si gjithmonë ajo tregon se si… (VIDEO)

Dorina Mema merr malet! E guximshme si gjithmonë ajo tregon se si… (VIDEO)

Atë e njohim si një modele fitnesi dhe shpesh e kemi parë në ekran të flasë pikërisht për këtë temë. Por prej disa kohësh Dorina Mema nuk ndodhej në Shqipëri.

Ajo ka qenë pjesë e një aventure që është mbajtur në Afrikë, ku ka ngjitur malin Kilimanxharo, në të cilën mblidhen njerëz me profesione të ndryshme nga vende të ndryshme të botës dhe thelbi është të jetosh me një tribu të Afrikës, pa portofol, pa makinë dhe pa lukset e jetës.

Dhe për të folur për të gjitha këto, Mema ishte e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan.

“Ekspedita filloi më datë 24 Shkurt dhe përfundoi më 4 Mars. Thelbi ishte të jetuarit me një tribu të Afrikës, pa lukset e jetës. Unë isha e ftuar nga një personalitet i familjes mbretërore të Katarit, Moe Althani, i cili drejtonte ekspeditën. Ata bëjnë shumë bamirësi dhe si vend primar kanë Afrikën. Janë ngopur me luksin dhe kërkojnë gjithë kohën të kthehen pas për të kuptuar se si kanë jetuar paraardhësit tanë pa shtëpi dhe pa kushtet që kanë sot. Ne u nisëm me një temperaturë 30 gradë dhe kur jemi ngjitur në mal temperatura shënonte -13 gradë. Por ajo që kam përjetuar atje ka qenë gjëja më e bukur në jetën time, natyrë dhe male që nuk kishin fund. Nuk do ta harroj kurrë këtë udhëtim. Ne u ngjitëm në pikën më të bukur në botë ku mund të filmosh yjet, aty i bën dhe NASA fotografitë e yjeve”, tha Mema./tvklan.al