DUHET TI DINI/ Çfarë janë mbushësit(fillers) e mollëzave? Ekspertët shpjegojnë – AlpeGossip
DUHET TI DINI/ Çfarë janë mbushësit(fillers) e mollëzave? Ekspertët shpjegojnë

DUHET TI DINI/ Çfarë janë mbushësit(fillers) e mollëzave? Ekspertët shpjegojnë

Procedurat kozmetike, nga injeksionet e buzëve tek vithet braziliane janë sot industria më fitimprurëse në botë, ndërsa gratë e grupmoshave të ndryshme sigurisht investojnë bindshëm tek vetja e tyre për një pamje të bukur dhe të kuruar. Por, një kirurge plastike e njohur në New York, Dr.Lara Devgan mendon se shumë gra dëshirojnë dhe marrin në konsideratë atë që njihet si gjilpërat në faqe. “Në botën e kirurgëve plastikë, mollëzat mendohet se përfaqësojnë 70% të bukurisë së fytyrës dhe arsyeja për këtë është se ato i japin një arkitekturë vërtetë të këndshme fytyrës suaj”, thotë ajo.

Si për të gjitha llojet e trajtimeve të tjera, edhe injeksionet në mollëzat tuaja kërkojnë që ju të drejtoheni tek një specialist i fushës dhe i certifikuar për këto ndërhyrje.

Rezultatet varen nga lloji i fillerit

Kur injektohet si duhet, mbushësi në fillim krijon një kontur të mollëzave tuaja, për të larguar atë pamjen tipike të statujës. Mos zgjidhni mjek që preferojnë përbërje të ashpra, por ata që aplikojnë mbushës me viskozitet të lartë që përfshin edhe acidin hialuronik. Kjo krijon një strukturë të tillë të faqeve që të mos duken si diçka artificiale dhe e shtuar, pra si një implant në fytyrë, por si diçka e butë dhe natyrale.

Sa kushtojnë mbushësit e faqeve?

Varet gjithçka nga mjeku që kontaktoni dhe sa seanca ai vlerëson për të arritur kulmin e dëshiruar të mollëzave tuaja. Në përgjithësi, fatura finale mund të jetë nga një mijë deri në katër mijë dollarë.

A ka alternativë tjetër përveç fillers?

E vetmja procedurë tjetër e njohur për të rritur dhe modeluar faqet tuaja është një implant. Ai është i përhershëm, është një operacion mjaft specifik (dhe kërkon shumë kohë), kështu që mjekët na thonë se ata kanë dalë nga moda.

Lajme të mira: proçedura nuk zgjat shumë

Para injektimit, pacientët numërojnë afro pesë minuta, ndërsa procedura zgjat jo më shumë se 10 minuta. Ditët e para mund të keni ndonjë ënjtje të vogël, por është tërësisht normale sepse ënjtja kalon pas dy ditëve të para që është bërë injeksioni.

Sa shpesh më duhet të bëj injeksione në mollëza?

Mjekët pajtohen në një pikë: jetëgjatësia e mbushësve të mollëzave varet shumë nga personi që e merr procedurën, pasi acidi hialuronik shpërndahet ngadalë. Shkalla individuale e metabolizmit shpesh përcakton se sa kohë do të keni faqe të bukura. Në përgjithësi, ju mund të prisni që mbushësit e faqeve të zgjasin midis një dhe dy vitesh para se të zhduken plotësisht. Për cilindo që heziton të kthehet në pamjen natyrale, Dr. Shridharani rekomandon një mbushës “përforcues”. Pacientët mund të prenotojnë një takim pas nëntë ose dhjetë muajsh për të ruajtur të njëjtin nivel të strukturës, pa kryer më shumë injeksione se i pari.