E APASIONUAR PAS GATIMIT/ Rihanna ndan me ndjekësit rutinën e ushqimit të saj (FOTO) – AlpeGossip
E APASIONUAR PAS GATIMIT/ Rihanna ndan me ndjekësit rutinën e ushqimit të saj (FOTO)

E APASIONUAR PAS GATIMIT/ Rihanna ndan me ndjekësit rutinën e ushqimit të saj (FOTO)

Rihanna është një nga këngëtaret më të pëlqyera në mbarë botën. Çfarëdo ajo vesh apo pëlqen kthehet në trend menjëherë.
Së fundmi Riri ka ndarë me ndjekësit e saj pasionin që ka për gatimin. Ajo ka publikuar disa video në ‘Instastory’, ku tregon se si e gatuante vetë ushqimin hap pas hapi.
Ndryshe nga se si janë mësuar të gjithë t’i hanë pastat, Rihanna preferon t’i shoqërojë ato me mustardë. Nuk do të ishte e çuditshme që pas këtyre videove të postuara nga vetë ajo, të gjithë do të provojnë t’i gatuajnë ato njejtë si këngëtarja.
Ajo e ka treguar dhe më parë pasionin e saj të madh për ushqimin duke thënë se në çdo vakt mendonte se çfarë do të përgatiste për vaktin e ardhshëm. Kjo në fakt konfirmohet dhe me peshën e këngëtares vitet e fundit, ku duket se ka ndryshuar goxha por vazhdon të mbetet njësoj sexy.