E KOMBINUAR ME MBRETËRESHËN/ Kate Middleton na magjepsi me pamjen e saj në daljen e fundit – AlpeGossip
E KOMBINUAR ME MBRETËRESHËN/ Kate Middleton na magjepsi me pamjen e saj në daljen e fundit

E KOMBINUAR ME MBRETËRESHËN/ Kate Middleton na magjepsi me pamjen e saj në daljen e fundit

Ashtu si çdo vit, familja mbretërore britanike është paraqitur në çeljen e garave Royal Ascot dhe këtë herë, ka qenë radha e mbretëreshës Elizabeth  dhe dukeshës Kate Middleton për të nderuar evenimentin e famshëm sportiv.

Dhe siç ndodh rëndom, Kate i ka mahnitur të gjithë me look-un e saj magjepsës.

Dukesha dhe mbretëresha ishin kombinuar me njëra-tjetrën duke zgjedhur blunë pastel për veshjet e tyre në ceremoni dhe të gjithë sytë kanë qenë mbi Kate Middleton e cila ishte praktikisht një mishërim i elegancës.

Ajo kishte zgjedhur një fustan tyli nga shtëpia e modës Elie Saab, me detaje dantelle që janë specialitet i kësaj marke dhe një fjongo elegante në pjesën e qafës.

Në kokë, dukesha mbante një kapele në të njëjtën ngjyrë me fustanin dhe kishte zgjedhur një kapje tejet femërore flokësh që i nxirrnin në pah vathët e diamantit.