COZMAN VENDOSI TË LARGOHEJ NGA “BABASTARS”/ Reagon menaxheri i labelit: Së shpejti… – AlpeGossip
COZMAN VENDOSI TË LARGOHEJ NGA “BABASTARS”/ Reagon menaxheri i labelit: Së shpejti…

COZMAN VENDOSI TË LARGOHEJ NGA “BABASTARS”/ Reagon menaxheri i labelit: Së shpejti…

Ditën e djeshme Cozman deklaroi se ka vendosur të ndryshojë rrjedhën e karrierës së tij muzikore, duke u shprehur se është lodhur me repera fallco që janë askushi.

Me këtë ai la të kuptohej se kishte vendosur të largohej nga labeli “Babastars”.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar edhe menaxheri i këtij labeli Dekorim Sahiti, i cili ka qartësuar situatën me një postim në Facebook.

“ ‘Babastars’ ka qenë dhe do të mbetet. ‘Babastars’ është çdo person qe e ndjen veten babastars, në këtë rast babastars jeni edhe ju. Sa i përket muzikës në të janë ata që punojnë dhe veprojnë, sa më përket mua si menaxher… e menaxhoj Ghetto Geasy-n, Majk dhe Onat. Së shpejti projekte të reja dhe për një kohë edhe artistë të rinj. Besoj që jam i qartë, faleminderit shumë…” – ka shkruar ai.

Pra pas Skivit, edhe Cozman dhe Agon Amiga janë larguar nga labeli i famshëm i hip hop-it shqiptar.