PESË HERË MË SHUMË SE KATE/ Garderoba e Meghan Markle më e shtrenjta në familjen mbretërore – AlpeGossip
PESË HERË MË SHUMË SE KATE/ Garderoba e Meghan Markle më e shtrenjta në familjen mbretërore

PESË HERË MË SHUMË SE KATE/ Garderoba e Meghan Markle më e shtrenjta në familjen mbretërore

Mund të themi me bindje të plotë se përgjatë gjithë vitit 2018, Meghan Markle ka qenë në vëmendje të mediave. Përpos të tjerave, një ndër çështjet për të cilat ajo është komentuar shumë, kanë qenë pikërisht veshjet e saj. Meghan vendosi shumë trende të reja duke u cilësuar si një nga gratë e veshura më bukur brenda familjes mbretërore.

Por e gjithë kjo ka një kosto shumë të lartë!

Sipas “Ufo No More”, Dukesha ka shpenzuar për garderobën e saj më shumë se çdo pjesëtar tjetër i familjes mbretërore gjatë vitit 2018. Ajo kryeson listën përballë 14 femrave të tjera si Kate Middelton, Princeshë Eugenie apo Princeshë Beatrice. E gjithë garderoba e saj ka kushtuar më shumë se 800 mijë paund.

Pas saj vjen Princeshë a Danimarkës, Mary me një garderobë prej 174 mijë dollarësh.

Ndërkohë Kate ka shpenzuar 135 mijë dollarë.

Ndërsa Princeshë Beatrice mban vendin e tetë duke shpenzuar vetëm 95 mijë dollarë për veshjet e saj, ndërsa nusja më e re, motra e saj Eugenia, rradhitet në vendin e dymbëdhjetë me një total prej 63 mijë dollarë.

Ja rradhitja e plotë e grave të familjes mbretërore sipas shpenzimeve:

1.Meghan, Duchess of Sussex

2.Croën Princess Mary of Denmark

3.Sophie, Countess of Wessex

4.Catherine, Duchess of Cambridge

5.Princess Charlene of Monaco

6.Queen Maxima of Netherlands

7.Princess Beatrice

8.Princess Marie of Denmark

9.Crown Princess Victoria of Sweden

10.Queen Letizia of Spain

11.Crown Princess Mette-Marit of Norway

12.Princess Eugenie

13.Princess Sofia of Sweden

14.Princess Madeleine of Sweden