Miriami sërish shtatzënë? Fansat po çmenden pas kësaj fotoje të saj me barkun e fryrë – AlpeGossip
Miriami sërish shtatzënë? Fansat po çmenden pas kësaj fotoje të saj me barkun e fryrë

Miriami sërish shtatzënë? Fansat po çmenden pas kësaj fotoje të saj me barkun e fryrë

Miriam Cani mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar që me ëmbëlsinë e saj dhe talentin i ka rrëmbyer zemrat të gjithëve.

Miriamin aktualisht e shohim çdo të premte në jurinë e “The Voice kids” ku para mbrëmjes së sotme ajo ka postuar një foto ku njofton fansat ta ndjekin pas pak.

Këngëtarja shfaqet e veshur në të bardha teksa buzëqesh para aparatit fotografik, por barku i duket paksa i fryrë.

Është dashur kjo foto që të nisin aludimet se Miriami është shtatzënë dhe përpos komplimentave për pamjen, këngëtarja ka marrë edhe pyetje nga fansat nëse është shtatzënë.

Miriami ka zgjedhur të mos i përgjigjet komenteve dhe nuk dihet ende nëse është thjesht veshja që i tregon barkun e fryrë apo Ameli do bëhet me motër ose vëlla.